Young Boys e “palon” Ronaldon dhe Man Unitedin

586

Manchester United është mposhtur në udhëtim në Zvicër në kuadër të ndeshjes së rrethit të parë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Djajtë e Kuq kana humbur me rezultat 2-1 me Young Boysin, shkruan Indeksonline.

Cristiano Ronaldo kaloi skuadrën e tij në epërsi në minutën e 14-të të ndeshjes pas një asistimi nga Fernandes.

Për United u përkeqësuan punët kur Wan-Bissaka u ndëshkua me të kuq në minutën e 37-të të ndeshjes.Rezultatin e barazoi Moumi Ngamaleu në minutën e 66-të të ndeshjes.

Golin e fitores për zviceranet e shënoi Siebatcheu në minutat shtesë të ndeshjes.

Comments