Zaev: BDI-ja të mos gënjej vetveten, koalicioni LSDM-BESA do të jenë fitues të zgjedhjeve
Koalicionin që dje e promovuat me Lëvizjen BESA ka ngjallur shumë reagime, mes tjerash edhe BDI-ja, nga ku ngulin këmbë që koalicioni i ardhshëm qeveritarë të jetë mes fituesve të zgjedhjeve, si e komentoni këtë?
“Këto komente kërkojnë vëmendje, ky moment i ri, në fakt vetëm se mund të përforcoj votën e qytetarëve. Për ne në radhë të parë janë qytetarët, më pas vijnë përkatësit, etnike e politike. Mund të lëvdohemi dhe të themi se jemi krenar për atë që arritëm me Lëvizjen BESA, megjithatë qytetarët vendosin në zgjedhje. Unë porosis BDI-në, që të mos gënjej vetveten sepse koalicioni LSDM-BESA do të jenë fitues të zgjedhjeve. Ndërkohë që edhe në njësinë e 6 zgjedhore ne do jemi fitues”, tha Zaev.
Zaev: Jam për uljen e numrit të deputetëve dhe ministrave
Kreu i LSDM-së dhe ish kryeministri Zoran Zaev në një konferencë për shtyp sot deklaroi se ai është për uljen e numrit të deputetëve dhe ministrave. Megjithatë sipas tij kjo ide do të duhet të shqyrtohet në të ardhmen.