Zaev flet pas mashtrimit nga komikët rus: Propaganda anti-NATO

328

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev,në pres-konferencë të jashtëzakonshme tha se ai nuk është i vetëm që ka rënë pre e mashtrimeve telefonike. Zaev thotë se ngjarja me mashtrimet telefonike ju ka ndodhur edhe shumë kryetarëve dhe kryeministrave të vendeve tjera po edhe funksionarëve publik. Duke filluar nga Rexhep Taip Erdogan, e shumë të tjerëve. Sipas Zaev-it lista e të përfshirëve është shumë e gjatë.

Ai thotë se propagandat e tilla nuk janë në favor të vendit dhe se po shpërndahen nga mediume anti-NATO.

Kryeministri theksoi se në bisedën e përgjuar është dëgjuar duke thënë se është kundër ndryshimit të kufijve dhe ka shfaqur besimin për zgjidhjen e Marrveshjes së Prespës.

Comments