Zaev: Gjykatësja udhëheq seancë politike, ajo është gjunjëzuar tërësisht! (Video)



Kjo është gjunjëzim, tërësisht gjyqësor i shkatërruar. Sot Kryetari i Këshillit Gjyqësor treguan se nuk kanë përqëllim të udhëheqin proces gjyqësor, por udhëheqin proces politik, tha kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, pas shtyrjes së sotme të seancës gjyqësore për “Puç”.
‘Thelbi i vonesës përbëhet qëndron në disa çaste, kjo është një strategji e përgjithshme e qeverisë mashtruese që ka për qëllim të mbajë të gjallë procesin që është i lidhur me temën më thelbësore në Maqedoni, që është se kush dhe si përgjoi në Maqedoni. Pse tani blehet kohë për të siguruar certifikatat e sigurisë? Pse nuk njihet gjyqtarët që kishin çertifikata, pse edhe sot nuk është thirrur dëshmitari i quajtur, Nikolla Gruevski? Ky gjyqësor në Maqedoni patjetër të ndryshohet, gjyqësori dhe sistemi ligjor aspak nuk ekzistojnë’, deklaroi Zaev.