Kryeministri Zoran Zaev vlerëson se korrupsioni është korrozioni i çdo shoqërie dhe një kërcënim për të ardhmen dhe cilësinë e jetës së të gjithë qytetarëve.
“Qeveria jonë dhe unë si kryeministër, por edhe të gjithë përfaqësuesit e pushtetit vendor, si dhe përfaqësues nga sektori civil dhe sektori privat, kanë përgjegjësinë për t’u marrë me sfidat serioze që na paraqet korrupsioni.
Korrupsioni është një kërcënim për vendosjen e sundimit të ligjit dhe ne kemi marrë një detyrim që Maqedonia të ketë sundimin e ligjit”, ka deklaruar Zaev, gjatë një fjalimi dedikuar qytetarëve.
Zaev ka inkurajuar qytetarët që të angazhohen në mënyrë aktive në këtë luftë të përbashkët duke raportuar korrupsionin dhe pa frikë nga pasojat. /SHENJA/