Lideri i LSDM-së Zoran Zaev dhe ai i BDI-së Ali Ahmeti sot do të takohen në Tetovë.
Takimi do të mbahet në një lokal përballë UT-së rreth orës 18.00, ndërsa temë e takimit do të jenë fushata dhe zgjedhjet, njofton Medial.mk.
LSDM dhe BDI përveç që janë partner koalicioni, realizuan edhe bashkëpunim parazgjedhor për komuna të caktuara, ndërsa vetë Zaev në aktivitete të caktuara ka dalë hapur në mbështetje të kandidatëve të BDI-së për kryetarë komunash.
Të dielën është rrethi i dytë zgjedhor, ku partitë edhe njëherë do të përballen me njëra- tjetrën për të siguruar karriget e të parëve të komunave, aty ku kanë qenë në balotazh.