Zaev në Sofje u takua me lideren e BSP-së Kornelija Ninova

354
fresco

Kryeministri i vendit, Zoran Zaev i shoqëruar nga zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov vazhdojnë takimet në Sofje me udhëheqësit e Bullgarisë.

Pas takimit me Borisovin Zaev ka takuar edhe lideren e BSP-së, Kornelija Ninova.

Gjatë takimit kryeministri Zaev dhe kryetarja e BSP-së, Ninova kanë rënë dakord që Maqedonia e Veriut duhet sa më shpejtë t’i fillojë negociatat me BE-në.

Zaev dhe Dimitrov kanë theksuar se delegacioni qeveritar i Maqedonsë së Veriut është në Sofje me qëllime të sinqerta për të bërë një hap të përbashkët drejt një zgjidhjeje.

Kryetarja e BSP-së, Ninova ka mirëpritur qasjen proaktive të kryeministrit Zaev në mënyrë që të sigurojë një hap drejt zgjidhjeve për zhbllokimin e procesit të integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut dhe që është thelbësor për stabilitetin e rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Zaev dhe Kornelija Ninova u dakorduan që Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria të kenë dëshirën dhe kapacitetin për udhëheqjen evropiane në drejtim të gjetjes së një zgjidhje të pranueshme për çështjet e hapura dhe në këtë drejtim të mund të ndihmojnë në vlerat e përbashkëta të BSP-së dhe LSDM-së.

Comments