Zaev: Nuk është e vërtet që Mali i Zi ka votuar Protokollin para vendeve anëtare të NATO-s

314
fresco

Kryeministri Zoran Zaev nga Vollkova tha se nuk është e mundur të votohet më parë ratifikimi i protokollit në kuvendin tonë pastaj në kuvendet e vendeve të tjera anëtare. Nuk është e vërtet se Mali i Zi e ka votuar më parë ratifikimin në kuvendin e vet pastaj në kuvendet e vendeve anëtare të NATO-s siç po flitet.

Nuk ekziston një praktikë e tillë, nuk është e mundur të votohet më parë në kuvendin tonë para në kuvendet e tjerë. Jeni gazetarë, hulumtoni kur e ka votuar Mali i Zi, pasi vendet anëtare e kanë bërë një gjë të tillë. Nuk mundet një gjë e tillë, është antikushtetuese- tha Zaev.

Comments