Zaimi : Koha për një projekt politik të mirëmenduar që përfshinë dimensionet më të thella të ekzistencës së shqiptarëve në Maqedoni

Analisti politik dhe publicisti Bardhyl Zaimi duke komentuar zhvillimet politike në vend , me theks të vecantë zgjedhjet që pritet të mbahen më 11 dhjetor pas shpërberjes së Parlamentit të hënën, ka dhënë disa opsione se si partitë shqiptare do të duhet të garojnë në këto zgjedhje dhe jo vetëm të mbetet ambicja e tyre për pushtet dhe asgjë tjetër transmeton Faktiditor.Zaimi është shprehur se pa një projekt politik të mirëmenduar që përfshinë dimensionet më të thella të ekzistencës së shqiptarëve në Maqedoni, pa një substancë koherente vlerash të verifikuara, pa një hapje ndaj gjithë sensibiliteteve shoqërore brenda kolektivitetit dhe pa një matricë shqiptare që përfshinë pretendimin për të korrigjuar hilet e pafundme të shtetit ekskluziv dhe unitar të vetëm një entiteti, gjithçka do të jetë vetëm një fushatë zgjedhore, një ambicie e trishtë vetëm për pushtet dhe asgjë më shumë ka deklaruar publicisti Zaimi.Faktiditor/.