“Zara” mbyll deri në 1,200 dyqane në gjithë botën

671

Do të mbyllen mbi 1200 pika të rrjetit të madh të veshjeve “Zara” në të gjithë botën, dhe kjo kompani synon që të nxisë rritjen e shitjes online, si pasojë e kaosit të shkaktuar nga pandemia Covid 19.

Mbylljet pritet të përqendrohen në Azi dhe Evropë, ku nga 7 mijë e 412 pika të shitjes, do të ketë tkurrje të pikave.

Një ndër kompanitë më të mëdha të veshjeve në botë është goditur shumë nga pandemia, ku vetëm përgjatë tre muajve, konsiderohet të ketë pësuar humbje prej 409 milionë eurove.

Megjithatë, bëhet e ditur se shitjet online janë rritur për 95%, për këtë tremujor.

Comments