ZBARDHET ARSYEJA, JA PSE MERRET GJAKU I DESHËVE NË QSUT!

317

 Zbardhet arsyeja, ja pse merret gjaku i deshëve  në QSUT!

Mëngjesin e sotëm u bënë publike disa foto në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza”, ku disa mjekë e infermiere i merrnin gjak një dashi. Fotot u bënë virale në rrjet, ndërsa ka reaguar edhe QSUT.

Shërbimi i Mikrobiologjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” Tiranë ka sqaruar ngjarjen, se përse duhej marrja e gjakut.

“Fotoja e shpërndarë ditën e sotme në rrjetet sociale është një procedurë rutinë e Shërbimit të Mikrobiologjisë. Gjaku i deshëve përdoret për përgatitjen e terreneve për kultivimin e mikroorganizmave të mundshme në një mostër klinike. Sistemi i mbledhjes së gjakut nga dashi, realizohet nëpërmjet tubave të posatshëm steril dhe përpunohet nga Shërbimi i Mikrobiologjisë”, thuhet në deklaratën e tyre.

Comments