Zbulohet emri i reperes me të cilën Tayna do ta sjellë këngën e re

410

Edhe pse në mediat rozë është raportuar se do të ketë një bashkëpunim mes Taynes dhe Don Xhonit, kjo duket se nuk do të ndodh.

Menaxheri i Taynës, Rinor Hykolli tha se Tayna do të sjellë një bashkëpunim por kësaj radhe me një repere.

“Po Tayna do të vije me një bashkëpunim, por jo me Don Xhonin. Ajo do të sjellë një bashkëpunim me reperen e njohur Vanessa Mahi e njohur me emrin artistik Ivodian Doll”, tha Hykolli për Indeksonline.

Ai zbuloi edhe se si do të titullohet kënga .

“Kënga do të titullohet WTF, dhe Ivodian është mysafire tek kjo këngë”, tha ai.

Për të gjithë fansat që presin me padurim këngë nga Tayna, ai tregoi se ky projekt do të lansohet së shpejti.

Comments