Zbulohet identiteti i tre vëllezërve të plagosur në Klinë

197
fresco

Të shtëna me armë zjarri u dëgjuan mbrëmë në Jashanicë të Klinës, ku pas një konflikti mes disa personave, një person mbeti i plagosur dhe dy të tjerë u lënduan gjatë përleshjes.

I dyshuari ka arritur të arratiset, ndërsa tre viktimat janë dërguar në spital.

Siç raporton sot portali Sinjali, tre viktimat janë vëllezërit Bullaku, Samir Bullaku, Nezir Bullaku dhe një vëlla tjetër i tyre.

Sipas informatave Samir Bullaku është plagosur me armë zjarri, ndërsa dy vëllezërit e tij janë sulmuar me mjete të forta.

Comments