Zbulohet kontrata e Griezmannit te Barcelona

406
fresco

Antoine Griezmann ka vendosur të largohet nga Atletico Madrid dhe pritet të nënshkruajë me rivalin nga La Liga.

Antoine Griezmann së shpejti do të jetë futbollist i ri i Barcelonës.

Ylli francez ka vendosur të largohet nga Atletico Madrid dhe pritet të nënshkruajë me rivalin nga La Liga.

E përditshmja sportive franceze “L’Equipe” ka bërë të ditur se palët kanë rifilluar bisedimet për transferimin e Griezmannit në Camp Nou, gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Ai do të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare me Barcelonën.

Kurse, në marrëveshjen e tij me klubin e ri, Griezmann do të ketë pagë prej 17 milionë euro në sezon. /Lajmi.net/

Comments