Zbulohet më në fund, ky është i dashuri i Melinda Ademit?

957
fresco

Duket se statusi i Melinda Ademit nuk është ‘single’ ashtu siç keni menduar.

Melinda Ademi është emër shumë aktiv në muzikë, si me projekte muzikore ashtu edhe me koncerte, shkruan lajmi.net.

Por, reperja çdo herë ka qenë më e rezervuar sa i përket jetës private, megjithatë burime të lajmi.net kanë bërë të ditur se ajo është në një lidhje dashurie.

Sipas këtij burimi, Melinda është në lidhje dashurie me menaxherin e kompanisë “Panda”, nën menaxhimin e së cilës është që nga fillimi i karrierës.

Melinda dhe menaxheri i kësaj kompanie, Faton Aliu tash e një kohë po e shijojnë këtë lidhje dashurie, e gjithashtu edhe sukseset në muzikë po i ndajnë bashkë.

Meqenëse çifti më i ri i shoubizit duken shumë të lumtur bashkë, urojmë që së shpejti të kemi edhe një dasmë në estradë.

Se a do të konfirmohet kjo lidhje nga dyshja në fjalë, mbetet të shihet ditëve në vazhdim. /Lajmi.net/

Foto: 1

Foto: 2

Foto: 3

Foto: 4

Comments