Zbulohet prezantuesja e re e Portokallisë, që zëvendëson Eneda Tarifën

472
fresco

Pas tërheqjes së Eneda Tarifës si prezantuese e Portokalli, duket se është gjetur edhe zëvendësuesja e saj, për sezonin e ri që nis më datë 14 mars.

Eneda Tarifa njoftoi pak javë më parë se rrugëtimi i saj në Portokalli përfundoi, pasi ishte koha t’i përkushtohej projekteve të saj.

Por kush do të jetë moderatorja e re e Portokallisë?

Mësohet se përkrah Salsano Rrapit, këtë sezon do të shohim Fjoralba Ponarin. Pas suksesit në “Më thuaj një dëshirë”, biondja e ëmbël e ekranit do të shfaqet edhe të dielave si prezantuese e Portokallisë.

Comments