Zbulohet se kush është vajza që i ka rrëmbyer zemrën Pirro Çakos [Foto]
Më në fund u zbulua vajza që i ka rrëmbyer zemrën Pirros.
Edhe pse ai mundohet ta mbajë jetën private larg vëmendjes së mediave, sa herë jep intervista Pirro Çako vështirë t`u shpëtojë pyetjeve lidhur me këtë temë. Kështu ndodhi edhe në intervistën e fundit, gjatë rubrikës “Për drekë me mua”, në emisionin “E Diela Shqiptare”. Pirro nuk e la pyetjen ngacmese pa përgjigje duke zbuluar se është në shoqëri shumë të mirë, por nuk tregoi më shumë.
“Njeriu nuk është bërë për të jetuar vetëm. Të gjithë kemi nevojë për dikë. Aktualisht, jam në një shoqëri shumë të mirë. Ndihem shumë komod, shumë mirë dhe shpresoj të vazhdojë kjo gjë”, -u shpreh kantautori pak ditë më parë.
Së fundmi, Panorama Plus ka zbuluar se kush është vajza që i ka rrëmbyer zemrën Pirro Çakos. Sipas Panoramës, ajo është një punonjëse e Gjykatës së Tiranës dhe është 20 vite më e vogël se Pirro. Ai dhe partnerja e tij janë shfaqur në publik në drekën e mbylljes së sezonit të programit “E diela shqiptare”.