Zëdhënësja e qeverisë nuk e di nëse janë ndarë 35 milionë euro për kampusin e UNT-së

91

A i ka ndarë qeveria 35 milionë euro për ndërtimin e kampusit të Universitetit “Nënë Tereza” në Shkkup, apo kjo shumë është paraparë që të arrihet në ndonjërin prej buxheteve të ardhshme, pa përcaktim kohor? Zëdhënësja e qeverisë, Marija Miteva tha se nuk ka informacione të sakta, kërkoi kohë që ta kontrollojë.

TV21: Së fundmi nga koalicioni VLEN thonë se qeveria ka siguruar diçka mbi 30 milionë euro për Universitetin “Nënë Tereza”. A janë siguruar këto mjete? A janë për këtë vit, apo parashihet për buxhetin e ardhshëm?

“Qeveria ka për qëllim përparimin e arsimit, në lidhje me pyetjen tuaj konkrete për Universitetin, më lejoni t’i rishikojmë të gjitha të dhënat që janë dhe për të njëjtën t’ju informoj”, tha ems tjerash Miteva.

Comments