Zeka: Po akuzohem për Frashër Krasniqin, të gjithë e dinë kush kë e sulmoi

558
fresco

Kryetari i Partisë Euroatlantike, Milaim Zeka, ka shkruar se është ftuar nga Gjykata Themelore e Prishtinës, si i pandehur, për incidentin me Frashër Krasniqin e PSD’së në një studio televizive.

Zeka ka shkruar se të gjithë e dinë se kush kë e ka sulmuar fizikisht gjatë debatit me ish-deputetin e PSD’së, ndërsa të dyve i është ngritur aktakuzë.

“Krejte bota e dine kush kend e ka sulmu ne studion televizive, duke perjashtuar prokurorin e rastit. Sa me erdhi kjo ftese, e une ne Gjermani. Edhe pse ashte fushate, kjo nuk e pengon “drejtesine” kosovare per me vepru…”, ka shkruar Zeka në Facebook, transmeton Gazeta Express.

“Akuzen e kam se gjoja i paskam thene Frasherit: “Hajt se kena mu marre vesh pas emisionit”!!! Hore e banen shtetin prokuror e politikan te paditur!!!”, ka shtuar Zeka.

Prokuroria e ka ngarkuar Krasniqin me veprën penale “lëndim i lehtë trupor”, ndërsa Zekën me veprën penale “kanosje”.

Ndryshe, përleshja fizike ndaj dy të akuzuarve kishte ndodhur gjatë emisionit “Info Magazinë” në Klan Kosova, më 29 shtator 2017. Pas fyerjeve e sharjeve në mes të Krasniqit e Zekës, situata kishte eskaluar në përleshje fizike mes tyre.

Aktakuza është ngritur vetëm një muaj pas incidentit, por për të është raportuar në media pas më pak se dy vjetësh. /Express/

Comments