Zekiri: Si gazetar e mbështeta BDI-në që e njëjta të del më e fuqishme ndaj VMRO-së, por na dëshpëroi

360

Deputeti i LSDM-së, Muhamet Zekiri sonte i ftuar në Pressing, tha se ai është një nga shkaktarët kryesorë që partia e Zaevit në zgjedhjet parlamentare të 2016 mori mbi 30 mijë vota shqiptare.

Ai madje pranoi se gjatë kohës që ka qenë gazetar e ka përkrahur BDI-në. Sipas tij, këtë e ka bërë që para VMRO-DPMNE-së BDI të jetë në pozitë më të lartë, por sipas tij, kjo gjë nuk ndodhi pasi që BDI-ja edhe atëherë kur kishte dyfishin e votave, nuk e kushtëzoi VMRO-DPMNE-në për kërkesat e shqiptarëve.

Zekiri tha se LSDM-ja e ka ndihmuar BDI-në edhe në zgjedhjet lokale, që të merr komunat që i ka.

Comments