Zemaj: Qëndrimi i LDK-së është i qartë edhe te Presidentja edhe te seanca p

54
fresco

Deputeti i LDK-së Armend Zemaj tha se qëndrimet e LDK-së vazhdojnë të jenë të njejtja.

Para mediave Zemaj tha se LDK ka ofruar zgjedhje që është në interes për të mirën e qytetarëve dhe nuk ka vend për kompromise.

midle

“Roli i presidentes është rol që i takon edhe me kushtetut edhe me ligj që të bëjë konsultime të ndryshme për formimi e institucioneve të reja të Kosovës…Qëndrimi i Lidhjes Demokratike është i qartë edhe te Presidentja edhe te seanca plenare”, tha Zemaj.

Sipas tij zgjedhjet e fundit e kanë dhënë rezultatin ndërsa situatën e krijuar e ka shkaktuar LVV, duke shtuar se askush nuk dëshiron të bashkëpunojë me këtë parti.

Comments