Zeqirija Ibrahimi publikon foto të vjetër me Mexhitin dhe Osmanin: As dashuria as urrejtja nuk janë të përhershme
Njëri nga liderët e koalicionit VLEN, Zeqirija Ibrahimi, ka publikuar sot në rrjete sociale një fotografi të vjetër, ku shihet të Bujar Osmanit dhe Izet Mexhitit.
Në përshkrimin që e ka bashkangjitur fotos, Ibrahimi ka reflektuar mbi kalueshmërinë e marrëdhënieve njerëzore:
“As dashuria ndaj dikujt e as urrejtja për dikë nuk janë të përhershme…
Të përhershme janë vetëm veprat e mira, të cilat na krijojnë kënaqësi neve sot dhe vlerësohen nga pasardhësit tanë nesër.
Se sa janë relative marrëdhëniet ndërnjerëzore flet kjo foto e bërë në dasmën time para 23 vjetëve”, ka shkruar ai.
Postimi i Ibrahimit ka ngjallur reagime të shumta në rrjete sociale, pasi fotografia sjell në një kornizë të vetme figura politike që sot përfaqësojnë kahje të ndryshme në skenën politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut.