ZËRI I LASHTËSISË QË PO DIGJET NË HUMBELLË

295
fresco

midle

Shkruan Syrja Etemi

Në muajn mars të viti 2005, sllatinasët, Faredin dhe Fadil idrizi (babë e bir) gjejnë materiale bronxi në Varrin e Zbuluar Te Kisha, afër Bigurit.
Duke rrafshuar terrenin me eskavator (bager) rastësisht u gjet NJë varr arkaik, në të cilin ka pasur, përveç tjerash edhe disa enë dheu e metali (bronzi) dhe stoli shumë të vlefshme, gjithashtu prej bronzi.
Materialet e gjetura, me gjasë duhet t’i përkasin fisit AGRIBIAN (AGRIAN,S.E.). Kështu e quan këtë fis ilir historiani i artit nga Tetova, z.Behixhudin Shehabi në gazetën e përditshme “Lajm” të datës 2 qershor 2005.
Varri i gjetur në thellësi 1.4 m. Është me dimensione: 2.53 x 1.81, kurse i thellë 1.85 cm., i punuar me rrasa guri – i takon shekullit VI para Krishtit.
Ky varr ka ngelur i pahulumtuar në mënyrë profesionale, por na merr mendja se paraqet dëshmi për ekzistimin e “aristokratëve ilir” të kohës, të cilët janë marrë me tregti dhe kanë sjellë nga vendet e largëta stoli të shtrenjta. Materialet e gjetura indicojnë për rrugën e ndikimit të kulturës helene dhe zhvillimit të aristokracisë ilire.
(Në këtë vend duket se ka ende varreza të pazbuluar mbi të cilët janë ngritur objekte banimi). Mund të themi me siguri se nëntoka i ruan me xhelozi këto “diamante” të brezave të shkuar, të cilët presin ndonjë kohë tjetër për t’u zbuluar dhe studiuar nga ana e specialistëve të fushave përkatëse.)
FOTO 1: Nga e majta: Lulzim Idrizi, Fadil Idrizi dhe Syrja Etemi – karshi amforës ilire;
FOTO 2: Gjatë përgatitjes së terrenit për ndërtimin e shtëpive të vëllezërve Idrizi në Bigur, ku zbulohet varri i sh. IV p.e.re;
FOTO 3 dhe 4: Materiale bronxi të gjetura në Varrin e zbuluar Te Biguri , të cilat janë të renditura për fotografim, sipas preferncës sonë.
SFIDË E MADHE PËR ARKEOLOGJISË TONË SHQIPTARE QË NA MUNGON.
…”KEMI PUNË MË TË RËNDËSISHME: TË MBËSHTESIM DHE FORCOJMË IDENTITETIN E SHTETIT DHE KOMBIT MAQEDONAS, MBASANDEJ, SI TË FITOJMË EDHE NJA PESË – GJASHTË HERË “MANDATIN” E POPULLIT KOPE SHQIPTAR, SHOHIM E JA BËJMË!…”
KËSHTU ÇOBANTË E POLITIKËS SONË, ME JANXHEJKIN E TAXHISË E NEJLLIN TUFËN E DHENVE QE 25 VJET./Faktiditor.ch/.

Comments