Zëri i varfërisë së nënë Mesides që kërkon të shpëtojë fëmijët e saj

442
fresco

Urim SALIHU Faktiditor.ch-Sociale…
Zëri i trishtueshëm i një nëne që varfëria e mposhti.Mesidja nuk mund më t’i rezistojë varfërisë që e ka goditur me gjithë forcën .E shkreta nënë që ka harruar veten .Bën thirrjen publike me forcën e një njeriu të pastër që të ndihmohen fëmijët e shtrenjtë të saj .Dimri ka dhënë krye .Ata duan bukë, ujë, jetë por nëna e saj me një asistencë nuk u ndihmon më dot.Ajo po tretet secilën ditë, zërin e saj nuk e dëgjojnë institucionet, zërin e saj melankolik që është duke u shuar si kënga e mjelmave para se të vdesin.Nënë Mesidja ka harruar vetveten.S’ka frikë nga vdekja e saj, ajoka frikë nga mënyra se si isheh të shkojnë të flejnë të uritur fëmijët e saj dhe ajo s’ka cfarë t’u afrojë. Me muaj brenda saj ka dyluftuar forca e asaj që t’a mbajë të heshtur këtë mënyrë ekstreme varfërie, por në betejën me skamjen ajo s’mundi më t’a hesht këtë gjejndje që ia vret ditët, ia vret jetërat fëmijëve të saj që ne për dallim nga institucionet që i kanë harruar nuk guxojmë t’i lëmë të perëndojnë në këtë mënyrë.

“Në një kohë qante Vlora si të sigurojë bukë , tani qaj unë si t’ju ndihmoj fëmijëve .Kam kaq stres sa se di a do gjej më forcën të përballoj gjithë këtë .Ndjehem e dorëzuar dhe s’më ka mbetur më fuqi” thotë Meside Abazi .Akuj së s’shkrihen dot ka në shpirtin e saj .Një nënë që sheh të vuajnë krijesat e saj që nuk ka forcë t’i risë si të tjerët.Dimri po troket dhe ajo e ka të ftohtë shpirtin ashti sic është vetë kjo stinë e acartë.

Nënë Meside Abazi ka nevojë për jetë, të shpëtojë fëmijët e saj që mos e ndalin kurrë ritmin e jetës.Ata kanë nevojë të shkollohen, rriten, t’ia dalin mbanë.Edhe Zoti i do ata që shpëtojnë dikë dhe marrin shpërblimin më të madh nga i plotëfuqishmi ynë.

Kontaktet me Mesiden mund t’i bëni në facebook përmes rrjetit të saj social në mënyrë të drejtëpërdrejtë me të ose ne tel +37744325592./Faktiditor.ch’/

Comments