Zëvendëskryeministri Halili konfirmon zhvillimet për Festat e Nëntorit , pjesëmarrës figura të ndryshme të kulturës
Nën Patronazhin e Sekretariatit për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit ,shumë manifestime kulturore, artistike dhe eventimente të ndryshme do të jenë pjesë e organizimeve të veçanta për nder të këtyre ngjarjeve të mëdha me rëndësi për shqiptarët gjegjësisht datave të rëndësishme të nëntorit .Edhe këtë vit do të ketë organizime mikste ndërsa epiqendra e këtyre zhvillimeve do të jetë Manastiri ku do të jenë të pranishëm figura të ndryshme politike, historianë, dhe shumë pjesëmarrës të tjerë.
Zëvendëskryeministri i Maqedonisë Festim Halili ka dhënë për Faktiditor disa hollësi rreth këtyre evenimenteve të rëndësishme që përkujtojnë momente të mëdha dhe të rëndësishme për shqiptarët në Maqedoni .Halili tha se në këtë ngjarje të madhe do të jenë të pranishëm zyrtarë nga Maqedonia, Shqipëria dhe Kosova, si dhe korri diplomatik në vendin tonë.
Më 22 Nëntor do të bëhet hapja solemne e dhomës përkujtimore të Komisionit të Alfabetit në Muzeun e Alfabetit në Manastir.Më pas në orën 19 do të ketë një -Gala Koncert, në Sallën e madhe të qendrës për kulturë në Manastir ku do të marrin pjesë Orkestra Filharmonike e Universitetit të Arteve “Ibrahim Madhi”,Solisti Shkëlzen Doli – violinë, dirigjenti: Olsi Qinami ndërsa i ftuar ose mysafir special do të jetë Çun Lajçi që do të interpretojë në mënyrën e tij disa poezi.
Gjithashtu kjo mbrëmje Gala do të ketë edhe zhvillime të tjera në kuadër të programit duke përfshirë: Arbresha ime, violinë dhe orkestër – Gerti Druga; Liri a vdekje, kolona zanore për kor dhe orkestër – Kujtim Laro; ADAGIO KV 261 – Mozzart; Baresha – Genti Druga; Kantata për Kongresin e Manastirit – Fatos Lumani, teksti Artan Arsllani .etj.
Sekretari shtetëror në Ministri, Behixhudin Shehapi: Sivjet për dallimet nga vitet e mëparshme presin spektakël më të madh
“Në kuadër të projektit qeveritar janë shpenzuar 7,9 milionë denarë që të rinovohen hapësirat e brendshme gjegjësisht Dhoma përkujtimore me sigurta nga silikoni të 11 anëtarëve të Komisionit, i cili e ka marrë këtë vendim historik shumë të rëndësishëm për shqiptarëve jo vetëm në Maqedoni por edhe në gjithë botën. Më 19 nëntor për herë të parë do të hapen hapësirat e rinovuara në Muze për vizitorët”, deklaroi Shehapi.
Sehabi tha se se pardje në Qendrën për kulturë në Manastir është mbajtur koncert i muzikës shqiptare popullore dhe të komponuar të re me këngëtarë të njohur.
Më 21 nëntor, shpjegoi, organizojmë manifestim me rastin e kësaj dite të rëndësishme dhe të gjithë librat e mbështetur nga Ministria e Kulturës dhe të botuara nga ana e Institutit për trashëgimi kulturore dhe shpirtërore të shqiptarëve, do t’u ndahen 10 bibliotekave në Maqedoni.
Theksoi se vazhdimisht çdo vit bëjnë përpjekje maksimale që manifestimi ta ketë atë dimension të cilin e meriton dhe me organizim të solemnitetit dhe intervenimit të tyre në Muzeun e Alfabetit Shqip.
“Këtë vit e përfunduan enterierin, realizuam projekt qeveritar, institucionet tona përgatitën projekte për eksterierin. Mjete të mëdha presim nga IPA projektet të bashkësisë evropiane të cilët konfirmuan se në vitin 2017 do të fillojmë me rinovimin e jashtëm. Jemi në marrëveshje edhe me pronarin e dy dyqaneve të cilët ndodhen në përdhesë gjegjësisht në afërsi të portës së hyrjes të shpërngulen dhe ne nga Ministria t’i marrim me qira derisa nuk zgjidhet problemi me hapësirat e reja”, shtoi Shehapi.
/Faktiditor.ch/.