Zgjedhja e Trump, protesta të shumta në SHBA; digjet flamuri amerikan

Përkundër mesazhit të presidentit Obama dhe Hillary Clintoni-t që kërkuan t’i jepet miliarderit shansi për të drejtuar vendin, me mijëra vetë demonstruan në rrugët e disa qyteteve amerikane për të treguar se nuk e pranojnë këtë rezultat.
“Ai nuk është presidenti im”, thërriste turma që bllokoi hyrjen e Kullës Trump në Chicago; “Nuk duam SHBA fashiste! Flamuj amerikane u dogjën gjatë protestave në Portland të Oregonit ku njerëzit mbyllën përkohësisht edhe një rrugë ndërshtetërore. Demonstrata pati edhe ne Philadelphia e San Francisco.