Zgjedhje 2016: Zaev: Më 11 dhjetor përfundojnë ndarjet në Maqedoni

156
fresco

midle

Related image

 Koalicioni opozitar i kryesuar nga LSDM sonte mbajti miting në Koçan ku lideri i partisë dhe bartës i listës për deputetë në njësinë e katërt zgjedhore, Zoran Zaev e promovoi programin zgjedhor.

Në fjalimin para banorëve të Koçanit theksoi se më 11 dhjetor përfundojnë ndarjet në Maqedoni, sepse, siç tha, më 11 dhjetor populli do të festojë, unitet, ardhmëri për jetë.

“Unë do të jem kryeministri i ardhshëm i këtij shteti dhe ju premtoj dhe ju garantoj jetë dhe të ardhme për të gjithë qytetarët në Maqedoni. Në njëqind ditët nga ardhja në pushtet do të miratohet ligji për sigurimin e të falimentuarve në shtet. Do t’ua kthejmë paratë qytetarëve nga 15 përqindëshi i TVSH-së, gjegjësisht do të khejmë nga një pagë secilit qytetar”, theksoi Zaevi.

Ai foli edhe për kthimin e energjisë më të lirë elektrike për qytetarët, për heqjen e taksës radiodifuzive, për shërim falas spitalor me heqjen e participimit ekzistues.

Shëndetësia, potencoi, do të jetë falas për të gjithë dhe do të kurohet secili qytetar.

Ky koalicion në krye me LSDM-në, shtoi, sjell jetë për të gjithë qytetarët e Maqedonisë, sjell ndryshime për këtë popull i cili meriton jetë në atdheun e vet.

Para të pranishmive në miting fjalim mbajti edhe bartësi i listës në njësinë zgjedhore tre, Lupço Nikollovski.

Comments