Zgjedhjet lokale 2017: Parregullsitë mund të paraqitën tek Avokati i popullit

145

Ditën e mbajtjes së rethit të dytë të zgjedhjeve lokale më 29 tetorë 2017, të gjitha zyrat e Avokatit të popullit në Shkup, Manastir, Kërçovë, Kumanovë, Strumicë, Tetovë dhe Shtip, nga ora 07:00 deri në orën 19:00 do të jenë të hapura për ankesat e qytetarëve, me qëllim t’u ndihmohet gjatë realizimit dhe mbrojtjes së të drejtave të tyre.

Përveç personalisht në zyrat e Avokatiti të popullit , qytetarët, parregullsitë zgjedhore do të mund t’i denoncojnë edhe në numrat e telefonit.

Shkup: 02 3129-327 dhe 3129-367
Manastir: 047 242-310
Kërçovë: 045 228-586
Kumanovë: 031 431-488
Strumicë: 034 329-996
Tetovë: 044 344-082
Shtip: 032 389-701

Avokati i Popullit, edhe një herë e potencon rëndësinë e respektimit të të drejtës së shprehjes së lirë të vullnetit të qytetarëve, si një nga të drejtat fundamentale të të drejtave të njeriut, e që kontribuon për krijimin e institucioneve demokratike dhe funksionale për shoqëri të shëndetshme demokratike.

Ai njëherit apelon të gjithëve, në veçanti organet kompetente, që në kuadër të mundësive dhe kompetencave të tyre të kontribuojnë në drejtim të zbatimit të zgjedhjeve në të cilat votimi do të zhvillohet në mënyrë të lirë dhe papengesa, në përputhje me ligjin dhe në mënyrë konsekuente do të respektohen të drejtat e njeriut.

Comments