Zgjedhjet lokale, këto janë rezultatet nga Tetova
Nga votat e përpunuara prej 108 nga gjithsej 117 vendvotime, sipas rezultateve të publikuara në faqen e KSHZ-së, në Tetovë më tepër vota aktualisht ka kandidatja e BDI-së, Teuta Arifi, respektivisht 10.157 vota, ose 28,87 për qind. I dyti renditet Bilall Kasami nga BDI, me 27,75 për qind të votave, ose me 9.761 vota të fituara. Sipas rezultatit aktual, kjo komunë shkon në balotazh. Kujtojmë, sipas rezultateve të publikuara në faqen e KSHZ-së, në këtë komunë nuk ka mbaruar numërimi i plotë i votave, përkatësisht do të duhet të numërohen vota edhe nga 9 vendvotime.