Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut dhe rëndësia e tyre historike!

302

Edhe pse zgjedhjet lokale mund të duken si një garë e zakonshme politike mes dy blloqeve shqiptare, ato në fakt mbajnë një peshë dhe përgjegjësi shumë më të madhe historike.

Shfaqja e nacionalizmit maqedonas, apo më saktë, rritja e ndikimit të politikës pro-serbe nëpërmjet partive në pushtet si VMRO dhe ZNAM, ka nxjerrë në pah një urrejtje patologjike ndaj liderëve politikë shqiptarë dhe, në thelb, ndaj vetë popullit shqiptar. Kjo u shpreh përmes sulmeve, etiketimeve të shumta dhe vendimeve provokative që synojnë cenimin e të drejtave kolektive të shqiptarëve në këtë shtet.

Këto veprime prodhuan efektin e kundërt: ato nxitën forcimin dhe bashkimin e faktorit politik shqiptar në një opozitë të fuqishme kombëtare. Pikërisht për këtë arsye, Fronti Kombëtar nuk e sheh veten në të njëjtin plan me partitë shqiptare që marrin pjesë në pushtet dhe që përpiqen ta justifikojnë pjesëmarrjen e tyre jo legjitime.

Formimi i Frontit Kombëtar është përgjigjja politike ndaj provokimeve dhe diskriminimit.
Ai ka për mision të ndalojë hovin e forcave të errëta që duan të nxisin krizë politike dhe të devijojnë kursin euroatlantik të Maqedonisë së Veriut.

Comments