Zgjedhjet në BFI! Myftiu i Tetovës Qani Nesimi kandidat për kryetar
Myftiu i myftenisë së Tetovës profesor Qani Nesimi gjatë ditës së sotme ka shpallur kandidaturën për kreun e BFI-së. Në një deklaratë të dhënë për media Nesimi tha se qëllimi i kandidimit të tij është që të sjell transparencë, dhe zhvillim në Bashkësinë Fetare Islame.
“Kam vendosur të jem njëri nga kandidatët shumë serioz shumë I vendosur dhe i këmbëngulur për të mbrojtur vlerat e këtij institucioni I cili do të duhet të kultivojë vlerat fetare kulturore kombëtare dhe të të gjitha kombësive që jetojë këtu në shtetin e Republikë së Maqedonisë së Veriut. Transparenca do të jetë njëri prej elementeve bazë dhe kyçe që çdo kush të ketë mundësi të kontrolloj dhe shikojë atë që ka bërë që bën dhe që planifikon të bëjë për myslimanët nën qiellin e këtij shteti tonë”, tha Qani Nesimi – myfti i Tetovës.