“Zgjedhjet”: Partitë bëjnë koalicione në ditën e fundit

180
fresco

midle

Edhe në ditën e fundit të mbylljes së listave të kandidatëve për deputetë, partitë kanë nxituar të shpallin koalicionet parazgjedhore. Kreu i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevki gjatë nënshkrimit të Deklaratës të përbashkët me partnerët e koalicionit “Për Maqedoni më të mire” tha se bashkimi i forcave është i nevojshëm për bashkimin e forcave për tejkalimin e krizës së krijuar nga LSDM-ja.

“Qytetarët duan fund të krizës në të cilën u shtymë si shtet, krizë që solli ndarje, konfliktime dhe destruksion, do të punojmë pa lodhur na tejkalimin e saj dhe në interes më të mirë të qytetarëve. Qytetarët duan, presin dhe meritojnë që të gjithë këto pengesa që krijoi LSDM-ja dy vitet e fundit të përfundojnë dhe të lihen pas”, deklaroi kreu i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski, njofton Alsat-M.

Kreu i LSDM-së nga ana tjetër tha se partia e tij është e hapur për koalicione me të gjithë ata që kërkojnë humbjen e regjimit. Kështu duke komentuar kthimin e Dragan Miletiçit nga Partia Përparimtare Serbe në koalicion me LSDM-në Zaev tha Miletiçit është kthyer pa asnjë kusht.

“Herët ose vonë, gjithkush që ka marrë guximin dhe ka dalë të luftojë kundër regjimit për ta çliruar Maqedoninë që përsëri të jetë vend normal dhe kjo do të ndodhë deri në votuesin e fundit në zgjedhje ja vlen për respekt dhe mbështetje. Z. Miletiç u kyç pa kërkuar asnjë pozitë nga LSDM. D.m.th ai nuk kërkon mandat deputeti, kërkon mundësi të drejtë”, ka thënë Zaev.

Të dy partitë kanë lënë të hapur mundësinë që në listat e deputetëve të ketë edhe emra të partive me të cilat janë në koalicione parazgjedhore.

Comments