Zhbogar: Cilësia e zgjedhjeve nën monitorim ndërkombëtar

238
fresco
Euroambasadori, Samuel Zhbogar, pret që fushata zgjedhore të jetë e qetë dhe pas zgjedhjeve institucionet të angazhohen në zbatimin e reformave.
Në një takim me qytetarët e Tetovës, Zhbogar potencoi se tashmë po respektohet marrëveshja e liderëve e nënshkruar në gusht dhe të gjitha afatet ligjore po ecin sipas parashikimeve.
Sipas tij, monitoruesit ndërkombëtarë me kujdes do të vëzhgojnë procesin zgjedhor dhe vlerësimi i tyre do të jetë kyç për cilësimin e zgjedhjeve në 11 dhjetor.
“Deri tani janë respektuar të gjitha afatet, shohim përmirësim në informimin e mediave dhe prej të hënën fillon edhe fushata zyrtare zgjedhore. Të gjitha partitë politike përgatiten për fushatë. Ne si BE presim zgjedhje të besueshme që do të monitorohen nga ana e bashkësisë ndërkombëtare dhe vlerësimi i monitoruesve ndërkombëtarë do të jetë thelbësor për ecurinë e mëtejshme”,- theksoi shefi i misionit të BE-së në RM, Samuel Zhbogar.
Zhbogar pret që pas zgjedhjeve qeveria e re të angazhohet për reforma serioze dhe të sinqerta.
Comments