Zhbogar në takim me Fatmir Izarin, Zhelina komunë që merr mirënjohje nga BE-ja

302
fresco

Sot në komunën e Zhelinës, qëndroi për vizitë ambasadori i BE-së për Maqedoninë Samuel Zhbogar, i cili realizoi takim me kryetarin e komunës së Zhelinës Fatmir Izairi, ku diskutuan në lidhje me projektin e financuar nga BE, IPA Granti, projekt i stacionit të pompave i konceptuar për furnizim me ujë për 13 vendbanime të Dervendit, në lokacionin “Dy Fazanat “.

Ky projekt është pjesë e projektit si tërësi funksionale, që përfshin edhe ndërtimin e rezervuarit prej 2000 m3, gypin shtytës dhe gypin furnizues.

Deri sa faza e parë është në realizim e sipër, ngec pjesa e gypit shtytës dhe rezervuarit, gjegjësisht shpallja publike dy herë u anulua, për të cilën arsye kryetari Izairi kërkoi përkrahje nga ana e Ambasadorit Zhbogar, që të ndikojnë në Ministrinë e transportit për vonesën nga ana e tyre, pasi që kjo kontratë është investim i përbashkët i IPA Grant Fondeve, Bankës Evropiane për investim nëpërmjet Ministrisë së transportit si dhe ko financim i Komunës, projekt me vlerë të përgjithshme rreth 1.300.000 euro, për tu bërë si tërësi funksionale.

midle

Ambasadori Zhbogar u zotua se do te angazhohet për të siguruar informacione se deri ku ka arritur faza e dytë e projektit.
Pas takimit, realizuan vizitë në stacionin e pompave, ku edhe dhanë deklaratë për media, gjatë së cilës Kryetari Izairi falënderoi Ambasadorin për vizitën, duke theksuar se për komunën e Zhelinës është nder dhe privilegj vizita e një autoriteti të tillë.

Në deklaratën e tij për media, ambasadori Zhbogar fillimisht falënderoi komunën e Zhelinës për pritjen, njëherrit theksoi se të gjithë e dinë faktin se komunat e vogla, ballafaqohen me më shumë sfida se komunat e mëdha, pasi i kanë edhe resurset më të vogla se komunat tjera.

Gjithashtu, nga ana tjetër vetë furnizimi i qytetarëve me ujë, është nga përgjegjësitë themelore që një komunë duhet të kryej ndaj qytetarëve të vet. Ne si BE, vërtet kemi kënaqësi dhe jemi të gëzuar, që në një pjesë e këtij projekti kontribuojmë me fondet tona, me qëllim që të ndihmojmë në përfundimin e këtij projekti që do të thotë furnizimin me ujë të kësaj komune, për të cilën mendoj se më në fund të gjithë qytetarët do të kenë dobi apo do të furnizohen me ujë të pijshëm, ndërsa nga ana tjetër duhet të them se jam shumë i gëzuar dhe kam kënaqësi të them se pjesa e projektit për të cilën BE ka ndarë fonde, është duke u realizuar shumë mirë, dhe do të vazhdojmë të dëshmojmë se BE vërtetë punon për të mirën e qytetarëve të komunave të vendit tuaj, dhe punon për përmirësimin e kualitetit të jetës së qytetarëve.

Ne jemi duke dëshmuar se BE punon për Ju, me këtë rast do të kisha dashur ta përgëzoj edhe Komunën tuaj që vërtet ka pasur një qasje serioze në këtë projekt shumë të madh edhe përskaj gjithë vështirësive, dhe në këtë mënyrë, komuna juaj ka dhënë një dëshmi dhe një shembull se si mund të kombinohen burime të ndryshme të resurseve, në këtë rast resurse të cilat janë siguruar nga Buxheti i Komunës, BE si dhe përfundimisht Banka Evropiane për investim që është financuesi kryesor dhe vërtet kjo vetëm se tregon se është shumë mënyrë e mirë, se si komunat e vogla mund të ballafaqohen me probleme të stërmëdha në këtë mënyrë.
Gjithashtu nga ana tjetër sinqerisht shpresoj se të gjitha pjesët e këtij projekti, do të mund të përfundohen së shpejti, dhe qytetarët të mund të kenë ujë të pijshëm, theksoi në fund Ambasadori Zhbogar, i cili një herrit ndau edhe Certifikatë Vlerësimi për Komunën e Zhelinës.

Comments