
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, do ta vizitojë Slloveninë, vendin e lindjes së bashkëshortes së vet, Melania Trump.

Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, i cili mori pjesë në takimin e liderëve të BE-së me Trumpin sot në Varshavë të Polonisë, e ka ftuar presidentin amerikan për vizitë në Slloveni, dhe Trump e ka pranuar ftesën, ka thënë sot kabinet i Pahor, transmeton Express.
Kabineti slloven nuk ka treguar kur do të ndodhë vizita.
Bashkëshortja e Trumpit, Melania, ishte rritur në qytetin Sevnica në Slloveninë Lindore dhe e kishte filluar karrierën si modele në kryeqytet, Lubjanë, para se të zhvendosej në Shtetet e Bashkuara për ta ushtruar karrierën.