Zhduken burrat dhe djemtë e Alepos

130

Zhduken burrat dhe djemtë e Alepos

Qindra burra dhe djem duket se janë zhdukur pas kalimit nga zonat e mbajtura nga rebelët ne Alepo, deklarojne zyrtarët e OKB-së.

Forcat e udhëhequra nga qeveria siriane kanë rimarre kontrollin e së 75 për qind të Alepos lindor të kotrolluar prej 4 vitesh nga rebelët.Dhjetëra mijëra civilë kanë ikur nga ato zona dhe më shumë se 8 mijë janë larguar të enjten.

Por tashme OKB-ja ngre alarmin se rebelët po i ndalojnë njerëzit të largohen, shkruan “BBC”.

Në një konferencë shtypi në Gjenevë, Rupert Colville, zëdhënës i Komisionit te Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, tha se gati 100.000 njerëz janë të bllokuar në zonat lindore te  Alepos.

Comments