
Një muaj emocione, 64 ndeshje të jashtëzakonshme dhe Franca kampione, ky është bilanci i Kupës së Botës të mbajtur në Rusi.
Tifozët e futbollit gjatë këtij muaji kanë qenë dëshmitarë të Botërorit më të paparashikueshëm në histori, ndërsa në fund janë shpërblyer edhe me një finale të jashtëzakonshme me gjashtë gola të shënuar.

Është Franca në fund që ia doli të rrëmbejë lavdinë e botës duke mundur 4-2 Kroacinë.
Pas përfundimit të Botërorit, ‘bleacher report football’ ka përzgjedhur formacionin më të mirë të Kupës së Botës, ku mungojnë emra të mëdhenj të futbollit.