Zhduken prej tre ditësh dy motra adoleshente nga Durrësi



Prej 3 ditësh dy vajza adoleshente në Durrës rezultojnë të zhdukura.
Denoncimin në polici e bëri nëna e vajzave, 43-vjeçarja me inicialet M. P.
Burime nga policia kanë bërë të ditur se “janë zhdukur vajzat me inicialet S. P., dhe E. P., 17 dhe 14 vjeçe. Të dyja janë larguar nga banesa e tyre që në datën 28 dhjetor.”
Ndërkohë po punohet për gjetjen e tyre, ndërsa dosja i ka kaluar Prokurorisë së Durrësit