Zhduket nga radarët avioni me pasagjerë

206
Zhduket nga radarët avioni me pasagjerë

Një avion pasagjerësh i “Air Algerie”, që udhëtonte drejt Marseilles raportohet se ka shpallur gjendje emergjence teksa ndodhej në fluturim dhe më pas ka humbur nga radarët.

Boeing 737 – 600 u nis nga Algjer ditën e sotme drejt qytetit francez, por pak kohë pasi ndodhej në ajër, lëshoi një telefonate emergjence. Radarët treguan se avioni ishte kthyer mbrapsht në drejtim për nga aeroporti nga ku ishte nisur, por përpara se të mbërrinte, ai u zhduk nga radarët.

Aktualisht vendndodhja e tij mbetet e panjohur. Avioni ishte nisur rreth orës 1.30 me orën lokale dhe duhet të mbërrinte në Marseille rreth orës 4.

Boeing 737 – 600 në fjalë ka 123 vende pasagjerësh, por ende nuk dihet numri i personave në bord.

Comments