Top Lajm Zhvendosja e të arrestuarve të rastit “Kumanova”, reagojnë familjarët Nga Admin 1 Me Nov 4, 2016 197 Ndaj FacebookTwitterGoogle+Email Pas vendimin të Gjykatës për transferimin e tetë nga të burgosurve në burgun e Ohrit, kanë reaguar familjarët e tyre. Ata shprehen se janë të shqetësuar nga vendimet misterioze dhe absurde të institucioneve të drejtësisë së Maqedonisë pa paralajmëruar më parë. Në reagim theksohet gjithashtu se i shqetëson tepër fakti që disave nga të burgosurve u lejohet vizita e avokatëve, ndërsa disa të tjerëve jo. Ja reagimi i plotë i familjarëve: “Të shqetësuar tej mase me vendimet misterioze e deri diku edhe absurde të institucioneve të drejtësisë së Maqedonisë për transferimin e të paraburgosurve nga një burg në tjetrin pa paralajmëruar të burgosurit e madje as avokatët e tyre! Bëhet e ditur se ky transfer ka ndodhur dje, të burgosurit po ktheheshin nga seanca e radhës e mbajtur në Gjykatën e Shkupit, por destinacioni i kthimit të të burgosurve ishte tjetër!!! Sot na shqetëson fakti edhe më tepër, pse disa të burgosurve u është leju vizita në burgjet ku janë transferuar nga avokatët e disa të tjerëve jo! Kërkojmë nga Ministria e Drejtësisë dhe ajo e Brendshme e Maqedonisë të vezhgojë nga afër këtë rast, për të parë se cili është qëllimi i këtij transferimi, si dhe a janë duke u respektuar të drejtat e të burgosurve! Ne si familjarë jemi të shqetësuar për shëndetin e tyre fizik dhe mendor, sepse ndaj djemve tanë nga dita e parë e deri më sot është ushtruar lloj-lloj torture! Kërkojmë edhe nga Ambasada e Kosovës t’i vizitojë qytetarët e saj, sepse ky është obligim kushtetues e njerëzor, edhe pse përkushtimi i saj lë për të dëshiruar, duke marr parasysh mungesat e saj të shpeshta edhe nëpër seanca gjyqësore të rastit të Kumanovës! Bëjmë apel edhe te organizatat ndërkombetare që veprojnë në Maqedoni si dhe te Avokati i Popullit, të shtrijnë autoritetin dhe të kryejnë përgjegjësitë e veta ndaj njerëzve që u shkilen të drejtat themelore!” Katër nga të burgosurit që vuanin paraburgimin në burgun e Prilepit u transferuan në Ohër dhe katër të tjerë të Manastirit u dërguan në Prilep.