Zhvillime dramatike: Kurti pas takimit me QUINT-in thërret seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit

283

Ka përfunduar takimi i krerëve të shtetit me ambasadorët e vendeve të QUINT-it në lidhje me mbajtjen e referendumit serb në Kosovë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë pas takimit se më vonë do të lëshohet një komunikatë e përbashkët për media në lidhje me këtë çështje, shkruan lajmi.net.

Ai po ashtu ka thënë se për nesër është thirrur një seancë e jashtëzakonshme në orën 14:00.

“Posa patëm një takim me ambasadorët e QUINT-it dhe atë të BE-së. Në takim ishim presidentja Osmani dhe kryekuvendari Konjufca, unë dhe dy zv/kryeministrat. Të tri insitucionet do të dalim me një komunikatë të përbashkët për shtyp, dhe pas kësaj do të mund t’iu përgjigjemi pyetjeve të juaja. Unë po shkoj në kryeministri për thirrjen e një seancë të jashtëzakonshme për nesër në orën 14:00”, ka thënë Kurti. /Lajmi.net/

Comments