Ziadin Sela viziton Manastirin Shqiptar (FOTO)
Pas qëndrimit në Kranjë të Prespës , Aleanca për Shqiptarët zbarkoi në Manastirin shqiptar , ku në ndërkohë mbahej dhe koncerti manifestiv me rastin e festave të Nëntorit . Fjalën përshëndetëse e mori Syrija Rashidi, bartësi i listës për zonën nr. 5. ‘’Ne shkojmë drejt vlerave oksidentale, pavarësisht se kohëve të fundit nga grupe të ndryshme për të na kthyer në vlerat orientale. Por, Shqiptarët këtë nuk do ta lejojnë. Manastiri është vendi , i cili duhet të tërheqë vëmendjen e opinionit shqiptar, të tërheqë vëmendjen e krejt opinionit institucional dhe shtetëror të shqiptarëve. Por a ndodh kjo?! Për fat të keq deri tani nuk ka ndodhur. Manastiri është lënë në dorë të vetë manastirasve, është lënë në mëshirën e e fatit edhe në mëshirën e kriminelëve dhe vandalëve, të cilët ngrejnë dorë mbi objektin e shenjtë të alfabetit. Komuna e Strugës e ka mbështetur Brenda mundësive të veta këtë manifestim dhe do të vazhdojë ta mbështesë edhe më tej. Kjo është gjë e mirë, por akoma më mirë do të ishtë që këtë aktivitet ta mbështeste vetë Komuna e Manastirit. Po supozojmë se nuk ka vullnet komuna e Manastirit ta bëjë këtë. Por, shtrohet pyetja ; Deri kur shqiptarët do të jenë në fatin e vullnetit të mirë të maqedonasve ?! Besoj se edhe kësaj po i vjen fundi. Edhe njëherë urime dhe kënaquni në këtë mbrëmje të bukur’’ Më pas fjalën e rastit e mori lideri i LR-PDSH , z. Ziadin Sela: ‘’Natyrisht, që Manastiri është vendi të cilin në zemrën e të gjihtëve. Unë kam qenë çdo vit këtu në festën e Alfabetit. Manastiri bën krenarë të gjithë shqiptarët, por nga ana tjetër na bën të ndjehemi të turpëruar nga vetë fakti që sytë nga Manastiri, fatkeqësisht me këtë qeverisje që egziston , kujtohen vetëm kur ka zgjedhje. Si kryetar komune jam munduar që ta trajtoj dh eta festojmë këtë festë edhe pse nuk na lejohet. Më lejoni t’iu them që ne do t’ia kthejmë dinjitetin Manastirit. Manastirit do t’i kthehet dinjiteti që e ka pasur në kohën e doktorit Muharrem Nexhipi. Aleanca për shqiptarët garon me numrin 7. Aleanca për shqiptarët zotohet për Gjuhën Shqipe fillimisht këtu në Manastir dhe gjithë Maqedoninë. Sepse gjuha Shqipe e Shkruar është themeluar pikërisht këtu në Manastir. Ne jemi për barazi të plotë mes shqiptarëve dhe maqedonasve. Shtëpia muze e Alfabetit duhet të jetë konsullatë e shqiptarëve ne Manastir, në të cilën do ta ketë një zyrë një konsull nga Shqipëria dhe nja nga Kosova. Shumë njerëz pyesin: Kur do të vijë dita e bardhë për shqiptarët? E pra vëllezër dhe motra kjo ditë mund të jetë 11 dhjetori i këtij viti. Ne duhet ta sjellim me votë ndryshimin. Me përgjegjësi të lartë të bëhemi bashkë me trungun e bashkimit, Aleancës për Shqiptarët. Ne jemi përballur me një shtet të tërë edhe në emrin tuaj, prandaj mos harroni në 11 dhjetor votoni aleancën për shqiptarët! Rrethni numrin 7! Dhe ne do t’iu kthejmë dinjitetin dhe krenarinë! Tani më lejoni me rastin e festave të nëntorit, t’iu uroj 28 Nëntorin , ditën në tëcilën shpallëm mëvetësinë tonë. Mëvetësi e cila nuk vlen vetëm për këto kufij londinezë. Delegatët kanë qenë edhe prej këtyre trojeve, prandaj të gjithë sëbashku të mos harrojmë amanetin e tyre!. Gëzuar edhe njëherë të gjithë shqiptarëve’’. Më pas ka vijuar programi kulturoro-artistik me rastin e festave të nëntorit.
Shtabi i Aleances Per Shqiptaret