Zidane nuk flet për Superligën, thotë se duhet të pyetet Perezi
Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ka thënë se të gjitha pyetjet në lidhje me inkuadrimin e klubit madrilen në Superligën Evropiane, duhet t’i adresohen vetëm një personi, kryetarit Florentino Perez. Në konferencën për shtyp të mbajtur të martën, në prag të ndeshjes me Cadizin që Reali e luan të mërkurën, Zidane i ka refuzuar të gjitha pyetjet në lidhje me Superligën Evropiane.
“Unë jam këtu për ndeshjen. Të gjithë kanë mendimin e tyre por unë nuk jam këtu të flas për atë çështje. Do të flas vetëm për ndeshjen me Cadizin, kampionatin dhe Ligën e Kampionëve. Pjesa tjetër nuk është puna ime. Unë jam vetëm trajner dhe e dua punën time”.