Zjarr i madh para Pallatit të Kulturës në Tetovë
Një zjarr i madh ka shpërthyer para Pallatit të Kulturës në Tetovë informon Tetovasot.
Nga pamjet shihet që aty janë djegur tendat e vendosura në hyrje të Pallatit ,shumë libra dhe gjësende tjera ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme.
Në shuarjen e zjarrit kanë marrë pjesë edhe qytetarë të shumtë.
Nuk dihen ende shkaqet që sollën zjarrin ndërsa nuk raportohet për viktima.Policia pritet të jep më shumë detaje për rastin.Tetovasot

