12 persona, përfshi 7 adoleshentë, kanë humbur jetën kr një zjarr përfshiu një konvikt vajzash në provincën jugore turke Adana ditën e sotme.
Zjarri, i cili shpërtheu në një konvikt studentësh të shkollës së mesme, mund të jetë shkaktuar nga një defekt elektrik, tha një zyrtar i lartë i qeverisë Omer Celik, i cili përfaqëson provincën në parlamaent.
Të paktën 22 vajza të tjera u plagosën, shkruan Reuters. Gjithashtu në mesin e të vdekurve ishte edhe një grua që punonte në konvikt.
Konvikti strehonte vajza të varfra, familjet e të cilave vinin nga fshatra të afërt.
Pamjet televizive treguan një zjarr që dilte nga çatia e ndërtesës shumë katëshe dhe skuadrat e zjarrfikësve që punonin për ta shuar.