Zjarr në Tetovë, humb jetën 76-vjeçari! Djali 51-vjeçarme djegie, jashtë rrezikut për jetë
Një zjarr në një banesë në Tetovë, në bllokun urban 70, ka rezultuar fatal për një 76-vjeçar, ndërsa djali i tij 51-vjeç ka mbetur i lënduar me djegie në fytyrë dhe ekstremitete.
“Mbrëmë rreth orës 19 e 49 në Repartin e kirurgjisë u soll një pacient i moshës 51 vjeç i cili ka pasur lëndime trupore, pra djegie në dorën e djathtë dhe në fytyrë. Në repartin tonë u bë sanimi i plagëve është dhënë terapia e duhur dhe më pas shkaku i simptomave intoksifikuese u dërgua në repartin internistik dhe në infektive për të marrë terapinë adekuate. Gjendja e pacientit është e mirë dhe është lëshuar për kurim shtëpiak”, theksoi Shaqir Zulbehari – mjek në Spitalin Klinik të Tetovës.
Shkaqet e zjarrit ende nuk janë zyrtarisht të konfirmuara, por dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një bombol gazi e përdorur për ngrohje.
“Në të njëjtën banesë para dhjetë ditësh patëm njëjtë zjarr të paraqitur dhe intervenuam neve si zjarrfikës. Shkaqet dihet, ai ka përdorur bombol gazi e cila ndoshta është harruar, por besoj më tepër detaje do jep prokurori që ishte mbrëmë në vendngjarje”, pohoi Avni Ameti – shef i NJTKZ Tetovë.
Prokurori publik ka urdhëruar obduksion të trupit të pajetë dhe ekspertizë të banesës për të përcaktuar shkakun e saktë të zjarrit.
“Në vendngjarje ka nga zjarri ka ndërruar jetë një 76 vjeçar me iniciale O.S., dhe vdekjen e tij e konstatuar mjeku i Spitalit Klinik, ndërsa gjatë tentimit për të shuar zjarrin me djegie ka përfunduar djali i tij, M.S. 51 vjeç. Në vendngjarje inspektim ka kryer prokurori publik dhe një ekip i SPB Tetovë”, u shpreh Fatmir Rexhepi – zëdhënës i SPB-Tetovë.
Nga Njësia e Zjarrfikësve njoftojnë se për shkak të sezonit të ngrohjes, kohëve të fundit është rritur numri i zjarreve në objekte banimi dhe biznese.

