Zoran Zaev fillon hapjen e shtabeve zgjedhore, në dy gjuhë që nga Koçani deri në Çair

186

 

Çairi i Shkupit sapo u bë me selinë, respektivisht shtabin e parë dygjuhësor të Lidhjes opozitare Socialdemokrate të Maqedonisë. Pritet që këtë javë të bëhet edhe hapja zyrtare e këtij shtabi, punimet rreth të cilit vazhduan sot, me rregullimin e zyrës dhe ngjitjen e pllakateve në dy gjuhë.

Me pllakatë të shkruar në dy gjuhë maqedone dhe shqipe, dega e partisë së Zoran Zaevit prej tani të gjitha informacionet mbi aktivitetet dhe programin zgjedhor të qytetarëve do ta ofrojë në dy gjuhë. Ideja e Zaevit për dygjuhësi filloi të praktikohet edhe në shtabin komunal të LSDM-së në Koçan pasiqë dhe atje u shfaqën në dy gjuhë.

Comments