Zoran Zaev paralajmëron se zgjedhjet në Maqedoni mbahen në dhjetor
18:49, 28 Gusht 2016
Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve se beson që takimi i liderëve që duhet të mbahet të mërkurën do të bëhet e ditur se zgjedhjet do të mbahen më 11 dhjetor.
“Unë besoj, më shumë jam optimist se do të gjendet argument i mjaftueshëm që të zgjidhet edhe anëtari i pestë. Ad Hoc komisioni si e dimë të gjithë e i presim edhe rezultatet e tij por nuk është fundi i botës dhe nuk duhet të lejohet që për vetëm një gjë të vogël të shtyhen qëndrimet në lidhje me datën e zgjedhjeve, unë besoj se më 31 gusht do të bëjmë publike se më 11 dhjetor do të mbahen zgjedhjet”, ka thënë kështu Zaev, transmeton Zhurnal.
“Edhe pastrimi i listës zgjedhore do të përmbushet deri në afatin e caktuar dhe më 31 gusht të tregojmë qëndrimin tonë në lidhje me mbajtjen e zgjedhjeve”, ka thënë për fund lideri i opozitës maqedonase Zoran Zaev.