Zoran Zaevi në takime me diasporën në Zvicër

Lideri i LSDM-së Zoran Zaev, i shoqëruar nga anëtarët e Bordit Ekzekutiv të LSDM-së, Edmond Ademi dhe Tanja Kovaçev, është në vizitë pune dy-ditore në Zvicër.
Qëllimi i vizitës së liderit Zaev në Zvicër, është për të takuar qytetarët e diasporës së Maqedonisë, në këtë shtet.
Sonte në Eshalon, në afërsi të qytetit zviceran të Lozanës, lideri Zaev takohet me kryetarin e Eshalonit, dhe pas këtij takimi ka për tu takuar me përfaqësues të lartë dhe deputetë të Partisë sociale në Zvicër.
Në orën 20.30, sonte, lideri Zaev do të ketë një tribunë me qytetarët e Maqedonisë të cilët jetojnë dhe punojnë në Zvicër.
Nesër, lideri Zaev vazhdon vizitën në Zvicër në takime me diasporën në Bernë dhe Lokarno, ku LSDM-ja ka formuar organizatën e partisë.
Për fillimin e vizitës së liderit Zaev në Zvicër dhe takimet sipas marrëveshjes, kanë raportuar mediat në Zvicër.