Zvicerani kapet me drogë në port
Një 23-vjeçar me pasaportë zvicerane është kapur me drogë teksa imbarkohej në tragetin e linjës Vlorë-Brindisi, në portin e Vlorës. Në mjetin e tij tip BMW, policia gjeti një sasi lënde narkotike kanabis sativa, të fshehur në kroskotin e makinës.
I riu deklaroi se lëndën narkotike e kishte për përdorim vetjak, shkruan tvklan. Nga uniformat blu është bërë kontrolli i të gjithë automjetit, ndërsa mësohet se shtetasi zviceran kishte hyrë në territorin shqiptar nga pika kufitare e Muriqanit.
Policia ka nisur hetimet për 23-vjeçarin dhe ka kërkuar informacion nëse i riu është me precedentë penalë.